Rezultate pozitive nga ekipet shqiptare në Ligën e Konferencës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e djeshme në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, aty ku neve shqiptarët u përfaqësuam me plotë 7 ekipe.

Shkëndija në Shkup mundi minimalisht përfaqësuesin nga Uellsi, Haverfordëest, ndërkohë FC Shkupi në transfertën në Lituani shënoi fitoren më të thellë në garat europiane, duke mundur FC Hegelmann me shifrat 5:0.

Dukagjini nga Superliga e Kosovës, debutoi me fitore të madhe ndaj FC Europa, duke mundur këta të fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultatin 2:1, derisa Gjilani me Kodian Duron në bankinë, barazoi 2”2 në transfertën në Luksemburg ndaj ekipit Progres Niedercorn.

Më dobët kanë dalë ekipet nga Superliga shqiptare, që nuk arritën asnjë fitore. Tirana barazoi 1:1 në “Air Albania” kundër gjeorgjianëve të Dinamo Batumi, ndërsa me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja në Armeni midis Ararat dhe Egnatias.

Për skuadrën nga Rrogozhina ishte ky një debutim në skenën europiane, e që mund të konsiderohet si i suksesshëm, ndërkohë nuk kaloi aspak mirë Vllaznia e Shkodrës, që u mund në udhëtimin në Irlandë nga ekipi i Linfield me rezultatin 3:1. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply