Benfika turpëron Al Nassr, Di Maria turpëron Ronaldon (VIDEO)

Pas humbjes bindëse nga Selta Vigo (0:5), klubi saudit Al Nassr, për të cilin luan Kristiano Ronaldo, përjetoi siklet edhe një ndeshje miqësore kundër Benfikës së Lisbonës, duke pësuar disfatë me shifrat 4:1.

Kjo dëshmon qartë se paraja nuk mund të luaj futboll!

Klubi i Ronaldos shpenzoi miliona për përforcime të bujshme, portugezi rrahu gjoksin dhe pretendoi se liga në të cilën luan do të mund të konkurrojë me pesë ligat më të mira evropiane brenda pak vitesh, por pas dy takimeve miqësore të Al Nasr, u pa qartë se klubet e pasura nga Arabia Saudite janë larg atyre të Evropës.

Ashtu siç pritej, Kristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes gjatë gjithë ndeshjes. Ai u prit me duartrokitje, ndërsa pak më vonë pati një konflikt të vogël me tifozët, të cilëve pas provokimeve u tregoi se si kishte fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve.

Vëmendje të veçantë tërhoqi edhe dueli i tij me ish-bashkëlojtarin e Realit, Angelo Di Maria. Argjentinasi e fitoi lehtësisht një duel ndaj portugezit, ndërsa një gjë e tillë e zemëroi Ronaldon, pasi në ato momente ishte i turpëruar para gjithë botës.

Shihni momentin:

Leave a Reply