Donaruma dhe partnerja e tij lidhen dhe grabiten në shtëpinë e tyre nga disa persona të maskuar

E trishtuar ka rezultuar të jetë nata e kaluar për portierin e kombëtares italiane të PSZh-së, Xhanluixhi Donaruma dhe partneren e tij, të cilët ishin viktima të një grabitjeje në shtëpinë e tyre në Paris.

Sulmi ndodhi natën mes të enjtes dhe të premtes, sipas informacioneve nga faqja franceze “Actu17”. Sipas detajeve të para, Donnarumma dhe partnerja e tij ishin viktima të një grabitje dhe të dhunës, ku hajdutët u larguan me sende dhe vlerë monetare që kapnin shifrat e 500 mijë eurove.

Ish-portieri i Milanit dhe partnerja e tij pasi janë lidhur dhe janë xhveshur lakuriq nga grabitësit, arritën të liroheshin më pas dhe u strehuan në një hotel që ndodhet jo shumë larg shtëpisë së tyre rreth orës 3:20 të mëngjesit.

Stafi i hotelit ka lajmëruar më pas policinë dhe është kujdesur për çiftin, të cilët janë ende shumë të tronditur.

Sipas burimeve franceze, Donaruma dhe e fejuara e tij, të dërguar në spital pas sulmit, u lidhën nga disa persona në banesën e tyre në lagjen e tetë të Parisit. Policia vendase tashmë është vënë në lëvizje për të gjetur autorët.

Leave a Reply