Skuka bën heroin e Mariborit, aty ku vite më parë shkëlqente Agim Ibraimi (VIDEO)

Xhuliano Skuka ka shënuar golin e parë me skuadrën e tij të re, Mariborin, aty ku vite më parë shkëlqente tetovari, Agim Ibraimi.

Për më tepër goli i ish futbollistit të Partizanit, i siguroi kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, aty ku skuadra e njohur sllovene do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Differdange.

Skuka golin e tij të parë në një ndeshje zyrtare me Mariborin, e realizoi në minutën e 88-të, kur si një tren i shpejtë u fut brenda zonës kundërshtare, aty ku pasi tejkaloi edhe portierin kundërshtarë, arriti që të shënojë golin e dytë dhe të fitores për ish kampionët e Sllovenisë.

Skuka në këtë ndeshje në lojë u aktivizua në minutën e 63-të të sfidës, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, kjo pasi inkuadrimi i tij solli edhe shumë lëvizje në repartin e sulmit, por edhe golin e parë të Mariborit, që u shënua nga Jakupoviç në minutën e 80-të.

Leave a Reply