Zyrtare, Ante Rebiç një futbollistë i ri i Beshiktash

Ante Rebiç gjatë orëve të pasdites të së dielës, mbërriti në Stamboll, ku do të kryejë testet mjekësore e më pas do të firmosë kontratën me klubin e tij të ri, “gjigandët” turq të Beshiktash.

Sulmuesi kroat i dha fund aventurës te Milani, pas tre sezonesh e gjysmë, ku luajti 123 ndeshje dhe shënoi 29 gola, ndërsa për transferimin e tij, të ashtuquajturit, “shqiponjat” e Stambollit do të paguajnë rreth 2 milionë euro.

Qindra tifozë të Beshiktashit kishin dalë në aeroport për të pritur sulmuesin kroat, ndaj të cilit ka pritshmëri të mëdha.

Për më tepër, firma me Rebiç entuziazmon jo pak tifozët e Beshiktashit, pasi deri tani merkatoja e klubit ka qenë vërtetë e vakët, për dallim nga dy skuadrat rivale nga kryeqendra turke, Galatasarajit dhe Fenerbahçes.

Leave a Reply