Duro mbrëmë ndaj Buduçnost regjistroi një jubile në garat europiane

Shpëtim Duro mbrëmë kundër Buduçnost në Podgoricë, ndeshje kjo e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, regjistroi ndeshjen e tij të 20-të si trajner në Kupat Europiane dhe të katërtën në krye të Struga Trim Lum.

Është kjo hera e parë që Duro po udhëheq Strugën në ndeshjet europiane, duke regjistruar dy fitore, një barazim dhe një disfatë, atë kundër Zhalgiris në ndeshjen e kthimit në Ohër, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, 63-vjeçari Duro në kupat europiane, ka regjistruar 5 fitore, 6 barazime dhe 9 disfata. Debutimin e tij në garat europiane, strategu nga Tirana e kishte bërë në vitin 2010, kur udhëhiqte skuadrën e Besës nga Kavaja, ndërsa vlen të theksohet se Duro në vitin 2015-të kishte udhëhequr Shkëndijën në dy ndeshje të Liga Europa kundër Aberdinit skocez, kur në të dyja ndeshjet “kuqezinjtë” kishin barazuar, mirëpo që atë kohë ende vlente goli i shënuar në transfertë, ashtu që rezultati 1:1 në Shkup, pas atij rezultati 0:0 në ndeshjen e parë në Skoci, bëri që Shkëndija të eliminohej që në xhiron e parë, pavarësisht performancës së shkëlqyer që kishte treguar skuadra.

Ndryshe vlen të theksohet se Duro më së shumti në garat europiane, kishte udhëhequr skuadrën e Laçit, në gjithsej 10 ndeshje, duke regjistruar 3 fitore, 4 barazime dhe 4 disfata. (infOSport.mk)

Leave a Reply