Kryeministri shqiptarë i Malit të Zi, Abazoviç, prezent në ndeshjen e Struga Trim Lum, takim me nr.1 të struganëve, Mendi Qyra

Ndeshjen e mbrëmshme në Podgoricë midis Buduçnost dhe Struga Trim Lum, për së afërmi nga ulëset VIP e ka ndjekur edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ky i fundit fillimisht ju uroj mirëseardhje struganëve me në krye pronarin, Mendi Qyra, i cili gjatë pushimit mes dy pjesëve shfrytëzoi kohën për të bashkëbiseduar me kryeministrin shqiptarë të Malit të Zi, por edhe me Ambasadorin e vendit tonë atje, Zeçir Raçmiloviç.

Abazoviç kishte mbetur i mahnitur me lojën e treguar nga ana e të dyja skuadrave gjatë 45 minutave të para, por edhe me guximin e skuadrës strugane për të luajtur një futboll të hapur dhe pa frikë midis Podgoricë, derisa në fund uroi të parin e Struga Trim Lum, Mendi Qyra për kualifikimin në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, duke i uruar shumë fat edhe në ndeshjet e ardhshme.

Kujtojmë, Struga Trim Lum mbrëmë në Podgoricë shënoi fitore 4:3 ndaj Buduçnostin, të cilën skuadër e kishte mundur edhe në ndeshjen e parë në Ohër (1:0), derisa tashmë ata i pret një dyluftim me skuadrën e Sëift Hesperange nga Luksemburgu. (infOSport.mk)

Leave a Reply