Haxhi Krasniqi fiton duelin ndaj Mohamedin falë diskualifikimit të këtij të fundit (VIDEO)

Robin Krasniqi e ka fituar duelin e vlefshëm për titullin ËBC Silver në peshën gjysmë të rëndë, pasi Nadjib Mohammedi u diskualifikua nga juria, për shkak se francezit disa herë iu tërhoq vërejtja për goditje jo të drejta, nga pas kokës.

Boksieri francez me origjinë nga Algjeria, ishte duke prirë me pikë ndaj Krasniqit, por që juria e diskualifikoi për goditje të parregullta.

Ky triumf nuk ishte i thjeshtë, pasi për të ishte një jetësim i një ëndrre të kamotshme për të boksuar para popullit shqiptar.

“Falënderoj Zotin që sonte më ka zgjedhur që të jem këtu, ju falënderoj juve që 18 vite më keni mbështetur, unë e mbajta premtimin, ëndërrën e realizova për të boksuar në Prishtinë, një falëndërim për Bujupin, orgazniatorin dhe menaxherin tim, Dreshaj, dhe gjithashtu kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, të dua shumë, të përgëzojë për këto merita, falënderojë gjithë sponzorët, ju flm shumë. Emocionet janë të mëdha, pasi 3 muaj na kanë marrë deri te ky organizim, nuk arrita të jap më të mirën sonte, po ju premtoj se do sjellim edhe shumë luftëra tjera këtu në Prishtinë” – u shpreh Robin Haxhi Krasniqi, i cili në fund ja dha këngës “Jem Ilira, jem Teuta|, duke kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve për t’iu bashkuar.

Kjo ishte padyshim nata e boksierëve shqiptarë, pasi para Haxhi Krasniqit, fitore morën edhe Dielli Vranoci, Valon Ahmeti, Kushtrim Tahirukaj, Bernardin Jakaj, Isuf Kelmendi, James Kraft dhe Armend Xhoxhaj. (infOSport.mk)

Leave a Reply