Bujar Hajdari prish kontratën me Vllazninë, gati të transferohet në Superligën e Kosovës

Bujar Hajdari vetëm pas një muaji qëndrim te Vllaznia e Shkodrës, ka vendosur të prish kontratën, pasi i njëjti nuk arriti të ambientohej te skuadra shkodrane. Përveç këtij fakti, ai hasi edhe në disa mosmarrëveshje me drejtuesit e Vllaznisë, me ç’rast vendosi që të largohet nga skuadra e njohur shqiptare.

Ai me Vllazninë luajti në disa nga ndeshjet miqëosre, ndërsa gjithashtu luajti edhe në ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës kundër skuadrës irlandeze të Linfield.

Ndërkohë burime të sigurta pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se shkupjani 20-vjeçar karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Kosovës, te skuadra e Malishevës. Nëse gjithçka do të jetë në rregull edhe me vizitat mjekësore, por edhe dokumentacionin e duhur, Hajdari së shpejti pritet të veshë fanellën skuadrës kosovare të Malishevës, që në Superligë startoi me një fitore të madhe 1:o në udhëtim te Dukagjini. (infOSport.mk)

Leave a Reply