Isnik Alimi startues te Maqedonia, bashkë edhe me Bardhin, Alioskin dhe Musliun

Përfaqësuesja e Maqedonisë sonte do të luaj kundër Maltës ndeshjen e 5-të në kuadër të grupit “C” eliminatorë, për kualifikim në Europianin e vitit 2024. Seleksionuesi Bllagoja Milevski tashmë ka zbardhur edhe emrat e futbollistëve, me të cilët do të zbres në fushë dhe do të kërkojë fitoren e dytë në këto eliminatore, pikërisht ndaj kundërshtarit të njëjtë.

Në 11-shen e përzgjedhur nga Milevski, bie në sy emri i struganit Isnik Alimi, i cili për herë të parë morri ftesë për të përfaqësuar Maqedoninë, për të cilën skuadër debutimin kishte bërë në ndeshjen e 09 shtatorit kundër Italisë në Shkup.

Alimi pritet të luaj në mesfushë, për të zënë vendin e Agon Elezit, që sot është lënë në bankinë. Ndryshe përkrah Alimit në formacionin bazë do të jenë edhe kapiteni Enis Bardhi, mbrojtësi Visar Musliu si dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Ezgjan Alioski, ndërsa për shkak dëmtimit në kombinim për këtë ndeshje nuk do të jetë Arijan Ademi.

Ndryshim do të ketë edhe në portë, ku vendin e të pazëvendësueshmit, Dimitrievski, do ta zë Damjan Shishkovski, ndërsa si mesfushor difenziv do të luaj edhe Bojan Dimoski, që zë vendin e Ashkovskit. Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e njëjta, sikurse në ndeshjen me Italinë, me Bojan Miovskin që do ti prjë sulmit, i ndihmuar edhe nga Atanasav dhe Elmas, ndërsa bashkë me Musliun dhe Alioskin në vijën e fundit mbrojtëse, do të luajnë edhe Manev dhe Zajkov.

Ndeshja, Maltë-Maqedoni starton në ora 20:45, dhe të njëjtën drejtësi do të ndajë armeni, Nalbandyan. (infOSport.mk)

Leave a Reply