KF Studeniçani sezonin e ri e nisi me fitore dhe me xhveshtore të reja

Klubi i futbollit Studeniçani dje edhe zyrtarisht ka nisur sezonin e ri në Ligën Komunale të Kisella Vodës, duke regjistruar një fitore të madhe 9:1 përballë skuadrës së Pobeda, njofton “infOSport.mk”.

Ndërkohë para fillimit të këtij takimi, drejtuesit e klubit nën prezencën e Kryetarit të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku dhe zëvendësministrit të Kulturës, Daim Luçi bënë përurimin e hapësirave të reja të xhveshtoreve, duke bërë me dije se KF Studeniçani nga dita në ditë po rritet si klub, ndërsa më së miri këtë gjë e pasqyrojnë edhe ambiciet e këtij klubi para fillimit të këtij sezoni, në të cilin do të synojnë titullin kampion, me emra të njohur të futbollit vendor, si Muzafer Ejupi dhe Bunjamin Asani, që kanë vendosur të veshin fanellën e kësaj skuadre në arritjen e objektivave.

Ndeshjen e rradhës, KF Studeniçani do ta zhvillojë në transfertë kundër ekipit të Kull, që njëherit është edhe konkurrenti kryesor në luftën për vendin e parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply