KHF Çair demolon ekipin e Skopjes, vazhdon garën për kreun

Vashat e KHF Çair kanë shënuar fitoren e 7-të në kuadër të javës së 9-të në Superligën e femrave, duke mundur Skopjen me rezultatin 40:24.

Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Basri Latifi vazhdon garën për pozitën e parë në renditje, aty ku për momentin ndodhet skuadra e Gjorçe Petrov, që ka fituar të gjitha 24 pikët maksimale.

Fitoren e sotme vashat e KHF Çair e paralajmëruan që në pjesën e parë, kur e mbyllën me 12 gola dallim (23:11).

Me të njëjtin ritëm dhe dominimin absolut të besuarat e Latifit e vazhduan edhe gjatë pjesës së dytë, në të cilën shënuan 17 gola, ndërsa 13 gola shënuan vashat mysafire të Skopjes, që në fund pësuan edhe disfatën e 6-të këtë  edicion.

Më meritoret për fitoren e sotme të KHF Çair dolën të jenë Jasmina Popova dhe Stefanija Gjeorgievska, që realizuan nga 7 gola, ndërsa te Skopje me lojë të mirë u dalluan Stefani Ristiq, që realizoi 5 gola, ndërsa nga një gol më pak shënuan edhe Nina Nedellkovska dhe Rosnana Pavlova.

Me këtë fitore KHF Çair tashmë numëron 22 pikë dhe përkoohësisht ndodhet në pozitën e dytë në renditje. (infOSport.mk)

Leave a Reply