Gostivari fitoi mes polemikash përballjen me Makedonija Gj.P (VIDEO)

Gostivari shënoi fitore minimale 1:0 në ndeshjen e saj të fundit në kuadër të stinorit vjeshtorë në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm Gostivari e realizoi vetëm një minutë para fundit të takimit, edhe atë nga pika e bardhë, me autorë Lanre Kehinde.

Nigeriani tregoi shumë qetësi, edhe pse ishin minutat delikate të një takimi shumë të luftuar, ku kishte edhe shumë polemika.

Gjakrat më shumë u nxehën në 10 minutëshin e fundit të takimit. Gjithçka nisi me kartonin e kuq të mesfushorit vendas, Yannick Nkurunziza, i cili në minutën e 82-të nokautoi futbollistin e Makedonija Gj.P, Emir Skenderin.

Vetëm 4 minuta më vonë, një rast shumë diskutabil në zonën e vendasve. Nigeriani Iyayi Atiemëen ndërhyri ashpër brenda zonës së rreptësisë ndaj Pecov, mirëpo arbitri kryesor nuk e pa të arsyeshme të tregoi në pikën e bardhë, pavarësisht protestave të futbollistëve mysafir.

Ndërkohë në aksionin e rradhës të ekipit vendas, arbitri Stojançe Stojanov morri guximin të tregoi në pikën e bardhë, pas ndërhyrjes së Stoilov ndaj Dervishit.

Ky i fundit bëri një super depërtim nga krahu i djathtë, duke tejkaluar dy futbollistë kunërshtarë dhe duke përfituar në fund 11-metërsh, të cilin në gol e shndërroi negierani, Kehinde.

Ishte kjo fitorja e 6-të sezonale për Gostivarin, skuadër kjo që përkohësisht ndodhet në pozitën e 5-të me 24 pikë, një më shumë se Rabotniçki, që nesër do të përballet me Voska Sport në Ohër. (infOSport.mk)

Leave a Reply