Mbyllet stinori vjeshtorë, skuadrat buzë liqenit marrin gjithë vëmendjen

Struga Trim Lum me fitoren 2:1 ndaj Bregallnicës në ndeshjen e xhiros së 18-të dhe të fundit të stinorit vjeshtorë, edhe zyrtarisht ëstë shpallur kampione e vjeshtës në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë skuadra strugane siguroi edhe një tjetër titull kampion vjeshte, pas atij edicionin e kaluar, kur në fund të sezonit të përgjithshëm arriti që të shpallet për herë të parë kampion i Maqedonisë.

Mbetet të shihet nëse do të përsërisin një sukses të tillë edhe sezonin 2023/24 futbollistët e Struga Trim Lum, që me 13 fitore dhe 5 disfata, në fund u ndalën në pozitën e parë, duke lënë pas vetes FC Shkupin.

Këta të fundit në Strumicë mundën minimalisht 1:0 ekipin e AP Brera falë golit të shënuar nga Kristijan Trapanovski në minutat e para të pjesës së dytë.

Ftores iu gëzuan edhe futbollistët e Shkëndijës, që në Tetovë mundën 3:1 Sileksin. Boshnjaku Aganspahiç shënoi dy gola për “kuqezinjtë”, derisa një gol tjetër realizoi Enur Totre. Golin e vetëm për skuadrën nga Kratova e realizoi Marko Gjorgjievski.

Fitore të madhe në ndeshjet e sotme realizoi edhe Voska Sport, që në një ndeshje me 5 gola mundi Rabotniçkin. Xhemil Jahiji shënoi golin e parë në elitë me fanellën e Voska Sport, njëjtë sikurse edhe Sikiru Olatunbosun, derisa një gol tjetër për skuadrën shqiptare, realizoi Aleksa Marushiç. Ishte ky goli numër 11-të për sulmuesin malazez, i cili në këtë mënyrë merr epitetin e golashënuesit më të mirë në sezonin debutues në futbollin tonë vendor.

Në anën tjetër golat për “romantikët”, i realizuan kamerunasi Aime Gando dhe Dimitar Todorovski.

Fitoren e 5-të sezonale e regjistroi edhe Vardari, që mundi Tikveshin me rezultatin 2:0. Glishiç shënoi gjatë pjesës së parë, derisa në të dytën një gol mjaft të bukur realizoi David Velkovski.

Kujtojmë, gjatë ditës së djeshme Gostivari mundi minimalisht 1:0 skuadrën e Makedonija Gj.P, duke mbyllur gjysëmsezonin në pozitën e 5-të me 24 pikë. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 18

Struga Trim Lum 2:1 Bregallnica
AP Brera 0:1 FC Shkupi
Shkëndija 3:1 Sileksi
Voska Sport 3:2 Rabotniçki
Vardari 2:0 Tikveshi
Gostivari 1:0 Makedonija GJ.P

 

 

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply