Nexhipi dhe Manisa mbyllin bashkëpunimin!

Skuadra turke e Manisa përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar shkëputjen e kontratës me Drejtorin Sportiv shqiptarë, Nderim Nexhipi.

Shkupjani gjatë verës së kaluar vendosi të largohet nga skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, për t’u bashkuar me klubin nga Liga e Dytë turke, Manisa, mirëpo që rezultatet jo të mira të klubit kanë bërë që drejtuesit të marrin vendim të largojnë Nexhipin, ndërsa bashkë me të edhe drejtorin teknik, Osman Ozkoylu.

Manisa edhe përkundër pretendimeve të larta këtë edicion, pjesën e parë të sezonit 2023/24 e mbylli në pozitën  e 11-të me vetëm 19 pikë, shumë larg skuadrave që gjenden në vetë kreun e tabelës së klasifikimit.

NJOFTIMI I KLUBIT TURK

“Ne jemi ndarë me marrëveshje të përbashkët me drejtorin tonë teknik Osman Ozkoylu dhe drejtorin tonë menaxhues Nderim Nexhipi”.

“Falënderojmë Osman Ozkoylu dhe Nderim Nexhipin për shërbimet e tyre ndaj klubit tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre të ardhshme”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply