Egzon Bejtullai në radarin e Dinamos!

Skuadra e Dinamos nga Superliga shqiptare është gati të bëjë një merkato të fuqishme gjatë janarit, duke ofruar në rradhët e saja futbollistë me eksperiencë dhe që njohin mirë futbollin shqiptarë.

Një ndër emrat që mund ti bashkohet kësaj skuadre, është Vesel Limaj, që më parë në Shqipëri ka luajtur me Bylisin, Tiranën dhe Kukësin, ndërsa gjithashtu pjesë e “dinamovitëve” vitin 2024 pritet të bëhet edhe tetovari, Egzon Bejtullai.

Aktualisht, Bejtullai po luan në Superligën e Kosovës me skuadrën e Gjilanit, me të cilën skuadër ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Maqedonisë, është një dëshirë e stafit të “Bluve”, të cilët e shohin atë si një pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës.

Kujtojmë, 29-vjeçari Bejtullai për gati 10 vite kishte mbrojtur ngjyrat e Shkëndijës së Tetovës, me të cilën skuadër kishte fituar 3 tituj kampion dhe 1 trofe të Kupës së Maqedonisë.

Ai gjatë karrierës së tij, gjithashtu kishte luajtur edhe me Teteksin në futbollin tonë vendor, ndërsa gjatë vitit 2020, pati një aventurë të shkurtër edhe në futbollin suedez, duke veshur për plotë 5 muaj fanellën e Helsinborgut. (infOSport.mk)

Leave a Reply