Dijan Ajrullahu, futbollisti i lindur në një familje artistësh muzikor

Dijani, një djalë i vogël me një talent të madh. Ai është vetëm 9 vjec, por punon për ëndrrën e tij si të ishte një i rritur. Një futbollist shumë i talentuar, i lindur në një familje artistësh muzikor.

Për Dijanin fusha e futbollit është kthyer në një shtëpi të dytë, dhe çmimet për talentin e tij janë bërë të njëpasnjëshme, ndërsa dëshira e tij është që një ditë të bëhet si Kevin De Brujne, aktualisht një ndër mesfushorët më të mirë në Botë.

“Futbollin e dua me shpirt. Për mua futbolli është gjithçka dhe besoj se një ditë do të arrijë majat e futbollit botëror” – thotë Dijani, i cili në futbollin europian parapëlqen Kevin De Brujne, belgun, që aktualisht mbron ngjyrat e Mançester Sitit, derisa nga futbollistët shqiptarë, bashkëqytetarin e tij, Jasir Asanin.

Dijani, i cili luan si mesfushorë i djathtë, e sheh si model këtë të fundit se si me punë mund të arrijë që një ditë edhe ai të veshë fanellën e kombëtares shqiptare. Për më tepër e entuziazmon fakti, se Asani pikërisht hapat gjigand drejt karrierës së tij të madhe, i nisi nga FC Shkupi, skuadër në të cilën tashmë Dijani po kalon tre vite mjaft të suksesshme.

Ai ka marrë pjesë nëpër turne të shumta me ekipin nga Çairi, duke fituar edhe shumë mirënjohje, por edhe trofe. Për këtë Dijani edhe pse shumë i ri në moshë, nuk harron të falënderojë publikisht trajnerin e tij, Alisa Vishi, i cili vërtetë ka arritur që të krijoj një ambient të mrrekullueshëm brenda skuadrës.

Megjithatë falënderimi më i madh me siguri se shkon për prindërit e tij, që janë përkrahja më e madhe e Dijanit, por edhe gjithë familja Ajrullahu, një familje e mirënjohur në trevat shqiptare, kur është në pyetje arti muzikor. (infOSport.mk)

Leave a Reply