E bujshme, Egnatia transferon futbollistë nga elita e futbollit holandez!

Egnatia, skuadër kjo që doli kampione e vjeshtës në elitën e futbollit shqiptarë,  është shumë pranë një goditje të bujshme. Informacionet e fundit nga Shqipëria thonë se rrogozhinasit kanë gjetur akordin me Melih Ibrahimoglu, i cili disa ditë më parë shkëputi kontratën me skuadrën e Herakles nga elita e futbollit holandez.

Bëhet fjalë për një futbollistë 23-vjeçar, që luan si fantazist dhe mesfushor qendre, ndërsa i njëjti pritet të jetë një konkurrent i Arbin Zejnullahut për pjesën e dytë të sezonit te skuadra e trajnerit, Edlir Tetova.

Ibrahimoglu ka qenë pjesë e Austrisë dhe Turqisë U21, ndërsa është prodhim i Rapidit të Vienës me të cilën skuadër kishte luajtur edhe në elitën austriake, njëjtë sikurse edhe me Admira Vaker. (infOSport.mk)

Leave a Reply