Florian Kadriu sërish do të luaj në Shqipëri

Florian Kadriu ka mbyllur aventurën e tij në Kazakistan dhe është rikthyer sërish në futbollin shqiptarë, aty ku do të veshë edhe njëherë tjetër fanellën e Erzenit.

Kujtojmë se në merkaton e verës 28-vjeçari u transferua te Atyrau, ndërsa mbylli aventurën te skuadra kazake pas 6 muajsh, duke u rikthyer te Erzeni për pjesën tjetër të sezonit.

Futbollisti sulmues me origjinë nga Kërçova ishte një titullarë fiks në sezonin që kaloi, teksa me Erzenin luajti në 49 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, duke regjistruar edhe 2 gola dhe dhuroi 3 asiste.

Duke pasur parasysh cilësitë e tij në repartin e sulmit, rikthimi i tij me fanellën shijakase është një vlerë e shtuar për trajnerin Alfred Deliallisi dhe stafin e tij.

Kujtojmë, Erzeni pjesën e parë të sezonit e mbylli në pozitën e 8-të me 21 pikë, dhe pjesa pranverore do të jetë shumë e nxehtë për ta në luftën për mbijetesë. (infOSport.mk)

Leave a Reply