Alush Gavazaj transferohet te Ferizaji

FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me mesfushorin e njohur dhe të dëshmuar në futbollin kosovar dhe rajonal, Alush Gavazaj.

Gavazaj një lojtar me shumë përvojë, së fundmi ishte pjesë e Superligës me skuadrën e Lirisë, ndërsa në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e skuadrave nga Shqipëria si, KF Tirana, KF Bylis, Korabi Peshkopi dhe Tërbuni.

Ai ka përvojë edhe në ndeshje ndërkombëtare, konkretisht në garat për kualifikime në Europa League, me skuadrën e Renovës nga Maqedonia e Veriut.

Karriera e Gavazajt është e pasuruar edhe me titullin kampion të Superligës së Kosovës, me skuadrën e Ferronikelit, në edicionin 2018/19.

Me rastin e transferimit, mesfushori Gavazaj për faqen e klubit është shprehur: “𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐝𝐞𝐬𝐭𝐢𝐧𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐢 𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭. 𝐐𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐞 𝐧𝐞𝐠𝐨𝐜𝐢𝐚𝐭𝐚𝐯𝐞, 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐣𝐚 𝐢𝐦𝐞 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣𝐧. 𝐎𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐭𝐦𝐨𝐬𝐟𝐞𝐫𝐚 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞𝐧𝐞̈ 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐭 𝐬𝐞 𝐩𝐬𝐞 𝐞 𝐤𝐚𝐦 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐤𝐥𝐮𝐛. 𝐃𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐚𝐩 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐯𝐞𝐭𝐣𝐚, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐚𝐧𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐧 𝐤𝐚𝐥𝐭𝐞̈𝐫 𝐞 𝐛𝐚𝐫𝐝𝐡. 𝐊𝐲 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐚 𝐭𝐢𝐟𝐨𝐳𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐮𝐫𝐫𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐫𝐨𝐟𝐞”.

FC Ferizaj me nënshkrimin e ri të mesfushorit Gavazaj, thuajse është kompletuar për pranverë dhe se ka mbetur që të finalizohen edhe detajet e fundit rreth përforcimeve në fazën e mbrojtjes.

Leave a Reply