E kryer, Jusufi një lojtar i ri i Voska Sport, prezantohet sot!

Fatjon Jusufi është lojtari më i ri i Voska Sport, drejtuesit e së cilës skuadër po punojnë vrrulshëm në këtë merkato dimri. Skuadra shqiptare nga Ohri në krye me presidentin Nefi Useini, është treguar më aktive se gjitha skuadrat tjera, teksa informacione të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Jusufi ka arritur akordin me Voska Sport dhe se gjatë ditës pritet të prezantohet.

Ditë më parë, ashtu siç ju informoi në mënyrë ekskluzive “infOSport.mk”, Jusufi shkëputi kontratën me Gostivarin, ndërsa nuk iu deshtë shumë kohë, që i njëjti të gjejë tashmë skuadrën e tij të re.

Te Gostivari, Jusufi u transferua verën e vitit që lamë pas, kur erdhi nga skuadra kampione e Struga Trim Lum, ndërsa i njëjti gjatë karrierës së tij profesionale në Maqedoni, kishte luajtur edhe me Renovën dhe FC Shkupin.

Në Ligën e Parë, Jusufi numëron plotë 200 paraqitje, ndërsa me përvojën e tij, i njëjti pritet të rris konkurrencë te Voska Sport, që deri më tani ka angazhuar disa futbolllistë kampion, si Abdylhadi Jahja, Ardit Iljazi, Kostadin Zahov, Petar Bojo, Andre Mensalao dhe Antonio Ilieski. (infOSport.mk)

Leave a Reply