ZYRTARE, Stojçevski largohet nga Voska Sport

Mbrojtësi Stojan Stojçevski dhe Voska Sport ndajnë rrugët vetëm pas 6 muajve bashkëpunim, mëson ekskluzivisht “infOSport.mk”. Mbrojtësi shkupjan te Voska Sport erdhi verën e vitit të kaluar nga ekipi i Gostivarit.

Ai gjatë stinorit vjeshtorë zhvilloi 14 paraqitje me fanellën e skuadrës shqiptare nga Ohri, duke qenë një ndër futbollistët më standard në formacionin e trajnerit Miljan Radoviç.

Megjithatë prurjet e reja te kjo skuadër, bënë që atë ta lënë të lirë. Një gjë të tillë drejtuesit e Voska Sport lojtarit i’a kishin kumtuar sonte në mbrëmje, ndërsa i njëjti pritet që sërish të luaj në futbollin elitar, aty ku numëron plotë 142 paraqitje.

Më së shumti ndeshje ka me petkun e Sileksit, skuadër kjo që shihet si destinacion i tij i rradhës, ndërsa gjithashtu në Ligën e Parë kishte luajtur edhe me Borecin, Horizont Turnovën, Teteksin, Makedonija Gj.P, Vardarin, AP Brera, Rabotniçkin dhe Skopjen. (infOSport.mk)

Leave a Reply