Tetovari Rihan Zeqiri vazhdon karrierën në Kosovë

Mesfushori me tipare difenzive, Rihan Zeqiri, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë sërish në futbollin kosovar, aty gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2023, luante me skuadrën prizrenase të A&N, njofton “infOSport.mk”.

Zeqiri, tashmë ka zgjedhur ti bashkohet skuadrës së KF Rahovecit 1931, skuadër kjo që garon në Ligën e Parë – Grupi A.

Zeqiri së fundmi në futbollin tonë vendor luante me skuadrën e Teteksit nga Tetova, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Besën e Gostivarit, Voska Sportin nga Ohri dhe Pelisterin nga Manastiri, me të cilën skuadër numëron 14 paraqitje në elitën e futbollit të Maqedonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply