Voska Sport fiton ekipin e Superligës malazeze, FK Mornar

Voska Sport ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë të zhvilluar në Mal të Zi, aty kjo skuadër u zhvendos që nga dita e djeshme, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra shqiptare nga Ohri mundi ekipin e FK Mornar me rezultatin 2:1.

Ishte kjo ndeshja e parë në tokën malazeze për skuadrën e Voska Sport dhe e treta në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.

Voska Sport bëri një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë takimit, pavarësisht se gjatë pjesës së parë ishin në disavantazh, 0:1.

Pjesa e dytë doli të jetë më produktive për skuadrën e Voska Sport, që arriti të shënojë dy herë, duke përmbysur rezultatin në 1:2.

Autorë të golave për skuadrën shqiptare nga Ohri, ishin Abdylhadi Jahja dhe Nikola Açimoviç.

Vlen të theksohet se gjatë pjesës së dytë, Jahja nuk realizoi nga pika e bardhë. (infOSport.mk)

Leave a Reply