Mbrojtja dhe sulmi më i mirë në LPFMV, dy skuadrat kryesuese mbajnë primatin!

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë së Veriut, deri më tani numëron 20 xhiro, teksa edhe shumë të tjera janë në rradhë për tu zhvilluar. Deri në këtë pikë, është FC Shkupi që udhëheq renditjen tabelare, mirëpo që shumë pranë ka kampionët në fuqi të Struga Trim Lum.

Pikërisht barazimi i fundit në Strugë midis këtyre dy skuadrave, bëri që skuadra shkupjane të vazhdojë kryesimin, që e morri vetëm pas zhvillimit të xhiros së parë në pranverë.

2:2, doli të jetë rezultati i këtij takimi, derisa me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja në Tetovë midis dy skuadra nga Pollogu, Shkëndijës dhe Gostivarit. Në këtë mënyrë “kuqezinjtë” nuk arritën të shfrytëzojnë rastin dhe të barazohen me pikë me Struga Trim Lum, që aktualisht figuron si skuadra më efikase në Ligën e Parë.

Për dallim nga vitet e kaluara, kur me Zaharievskin si kryetrajner Struga Trim Lum nuk njihej për epitetin e golave të shënuar, me Duron si trajner, kjo skuadër ka thyer këtë tabu dhe është aktualisht skuadra më efikase pas 20 xhirove të para.

Plotë 35 gola në 20 ndeshje, apo 1.75 gola për ndeshje për Struga Trim Lum, që në anën tjetër ka pranuar 18 gola.
Kur jemi tek golat e pranuar, vlen të theksohet këtu se epitetin e “kampionit” e mban një skuadër tjetër buzë liqenit, ajo nga Ohri, Voska Sport.

Skuadra që tashmë do të udhëhqiet nga ish tekniku u Struga Trim Lum, Srgjan Zaharievski, në 20 ndeshjet e deritanishme ka pranuar 32 gola, më shumë se cila do skuadër tjetër.

Skuadra me më pak gola në këtë kampionat, është FC Shkupi, që ka pranuar vetëm 12, i pasuar nga AP Brera, që ka pranuar 14 gola. Skuadra nga Strumica është skuadra e momentin në LPFMV, pasi rezulton të jetë e vetmja me dy fitore nga po aq ndeshje në pranverë. (infOSport.mk)

Leave a Reply