Ndryshon data e super derbit, Milan-Inter

Të hënën e 22 prillit në mbrëmje do të luhet derbi i Milanos mes Milanit dhe Interit, i cili edhe matematikisht mund tu japë “zikaltërve” titullin kampion në Serie A.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i Interit, që kështu zyrtarizoi vendimin e marrë nga Serie A në orët e fundit.

“Pas pushimit kushtuar angazhimeve të kombëtareve, kampionati do të hyjë në fazën finale. Rrugëtimi i ‘zikaltërve’ do të nisë sërish të hënën më 1 prill me ndeshjen kundër Empolit në ‘San Siro’. Me datat dhe oraret e zyrtarizuara deri në rundin e 33-të, është përcaktuar rruga e Interit deri në derbin, i cili do të luhet në shtëpinë e Milanit të hënën më 22 prill në orën 20:45”, bën me dije klubi “zikaltër”.

Leave a Reply