Shpëtim Duro flet për sukseset e Struga Trim Lum dhe funksionimin perfekt të kësaj skuadre

Shpëtim Duro me 1 mars të këtij viti bëri një vit në krye të skuadrës së Struga Trim Lum, me të cilën skuadër edicionin e kaluar u shpall kampion i Maqedonisë për herë të parë në historikun e saj, ndërsa është në rrugë të mbarë për të përsëritur sërish suksesin e vitit të kaluar.

Po, cili është çelësi i suksesit të kësaj skuadre, që gjithashtu edicionin e kaluar mund të shkruante historinë më të re, duke u bërë skuadra e parë nga Maqedonia, që do të luante në grupet e Ligës së Konferencës, kur u elliminua vetëm në ndeshjet e ‘play-off”.

Për gjithë këto suksese dhe rrugëtimin e tyre, trajneri Shpëtim Duro ka folur në emisionin “Elite Shoë”, në SportNeës të Shqipërisë.

“Struga Trim Lum? Histori e pabesueshme! Skuadër private, e krijuar nga një familje biznesmenësh. E morën nga katëgoritë më të ulëta, për 5 vite e shpallën kampion. Një skuadër pa tifozë, që për pak shkoi në grupet e Ligës së Konferencës. Struga qëndron në vendin e parë dhe është pretendente për të fituar sërish titullin. Kur funksionojnë hallkat dhe secili bën punën e tij, sukseset arrihen” – është shprehur fillimisht Duro, i cili tregon edhe një fakt shumë interesant, e që realisht nuk ndodh në shumë skuadra.

“Dua ta theksoj: nuk mbaj mend që drejtuesit të kenë ardhur për të kërkuar ndonjë gjë. Ata vijnë, shohin ndeshjet dhe kaq. Dy janë që drejtojnë, janë miqtë e familjes. Dy persona bëjnë gjithë punën e klubit. Çdo gjë ka shkuar jashtëzakonisht mirë. Jemi një skuadër me buxhet 7-8 herë më pak se Shkëndija dhe Shkupi. Ne mund të kemi 400 mijë euro buxhet. Drejtuesit janë super seriozë dhe super korrektë me detyrimet që kanë. Të gjithë ne bëjmë punën tonë” – thotë Duro, i cili ekipin strugan e ka udhëhequr në 43 ndeshje, duke regjistruar 28 fitore, 6 barazime dhe 9 disfata.

Leave a Reply