Ramadani i kënaqur me shortin në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka analizuar shortin dhe përballjen me kampionët e San Marinos.

Skuadra kosovare do të nis garat nga ndeshjet gjysmëfinale, ku përballë do ta kenë ekipin e Folgoren.

Strategu shkupjan është ndarë i kënaqur me shortin, por thotë se asgjë nuk ka mbaruar.

“Short siç e kemi dëshiruar. Por, nëse e marrim që ka mbaruar puna me short, atëherë kemi dështuar. Besoj që do të gjejmë formën optimale që të përballojmë me sukses kampionët e San Marinos. Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë turne, shorti i të cilit na gëzon, por nuk na jep aspak komoditet. Kemi pak njohuri për kundërshtarin, por do t’i hulumtojmë dhe t’i analizojmë deri sa të vije dita e ndeshjes”, ka thënë Ramadani.

Leave a Reply