Maqedonia U21 mundi Gjibraltarin, Abazi shënoi golin e vetëm dhe të fitores (VIDEO)

Shpresat e vendit në futboll kanë shënuar fitore minimale 1:0 përballë Gjibraltarit, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit të vitit 2025, që do të mbahet në Sllovaki, njofton “infOSport.mk”.

Pas pjesës së parë gola, në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 52-të, sulmuesi shqiptarë Luan Abazi arriti të shënojë golin e vetëm dhe të fitores, kur mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Ivan Nikollov nga rivënia e këndit.

Vetëm disa minuta më parë, Abazi shpërdoroi edhe një rast ideal para portës së mysafirëve, të cilët mbeten në kuotën e 3 pikëve në grupin “C”, eliminatorë, aty ku tashmë Maqedonia U21 numëron 6 pikë dhe aktualisht mban pozitën e 5-të në grup.

Ndeshjen e rradhës, të besuarit e trajnerit Dragan Kanatllarovski do ta zhvillojnë po në Shkup, në arenën “Todor Proeski” kundër Suedisë me datë 26 mars. (infOSport.mk)

Leave a Reply