Interes i jashtëzakonshëm në Arabi për Barcelona-Real Madrid, biletat shiten për 1 orë

Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë me dije se të gjitha biletat për takimin e parë gjysmëfinal të Superkupës së Spanjës midis Barcelonës dhe Realit të Madridit janë shitur që të gjitha.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet nesër në orën 20:00 në stadium “King Fahd” në Riad të Arabisë Saudite, aty ku këtë ndeshje do ta ndjekin plotë 30 mijë shikues.

Sipas njoftimit të Federatës Spanjolle, të 30 mijë biletat janë shitur në harkun e një ore, çka tregon se interesi në Arabi për “Klasiken” e futbollit spanjoll është shumë i madh.

Sipas mediave spanjolle, për shkak të pandemisë, Arabia Saudite ka lejuar që vetëm 30 mijë tifozë ta ndjekin takimin në stadium.

Leave a Reply