Cikalleshi mund të shkruajë rekord në Turqi, që mbahet nga një shqiptarë tjetër!

Sokol Cikalleshi po kalon një sezon shumë të mirë në kampionatin elitarë të Turqisë, duke realizuar 11 gola me fanellën e Konyaspor. Falë shifrës prej 11 golave të shënuar, Cikalleshi pak kohë më parë, ishte bërë sulmuesi i huaj me më shumë gola në historinë e Konyaspor.

Mirëpo, Cikalleshi mund të shkruajë edhe një tjetër rekord në futbollin turk.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka realizuar 6 gola radhazi nga penalltitë me fanellën e  Konyaspor, duke arritur kështu në vetëm një gol larg rekordit, që aktualisht mbahet nga një futbollistë tjetër shqiptarë. Florent Hadërgjonaj.

Në rast se Cikalleshi shënon edhe kundër Trabzonsporit nga pika e bardhë, atëherë ai do të barazonte rekordin e Hadërgjonajt.

Leave a Reply