FC Shkupi nuk shfrytëzoi terrenin vendas, barazim pa gola ndaj Tikveshit në ndeshjen e parë gjysmëfinale

FC Shkupi nuk ka arritur sërish të shënojë përballë Tikveshit, këtë herë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Pas barazimit pa gola në ndeshjen e fundit kampionale të zhvilluar thuajse një muaj më parë në Çair, të besuarit e trajnerit Mladen Zhizhoviq, përsëritën të njëjtën gjë po të njëjtin stadium.

Edhe përkundër dominimit që kishte skuadra vendase në këtë përballje, ata nuk arritën që të shënojnë, duke krijuar kështu një epërsi para ndeshjes kthyese në Kavadar, që në program është me datë 17 prill.

Kështu në Kavadar gjithçka pritet të nis nga fillimi, me të dyja skuadrat që do të luftojnë me mish e shpirt për të siguruar finalen e madhe.

Skuadra nga Çairi, për herë të fundit në një finale të Kupës kishte luajtur gjatë vitit 2001, kur kishte mundur Napredokun, ndërsa Tikveshi me ndihmën e tifozëve të vetë, do të kërkojë që të shkruaj historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në një ndeshje finale.

Kujtojmë, nesër në Ohër, Voska Sport dhe Makedonija GJ.P do të zhvillojnë gjysmëfinalen e dytë me fillim në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply