Rabotniçki i Stankovskit mundi Shkupin në miqësore

Rabotniçki dhe Shkupi pushimin në futbollin vendor e kanë shfrytëzuar duke zhvilluar një ndeshje miqësore në stadiumin në Gjorçe Petrov, shkruan “infOSport.mk”.

“Romantikët” ia dolën të shënojnë fitore minimale 1:0, që njëherit ishte fitorja e parë e tyre nën drejtimin e trajnerit Goran Stankovskit. Ky i fundit në këtë ndeshje ju dha shansa të gjithë futbollistëve, njëjtë sikurse edhe Ardian Nuhiu, me të cilin kanë një miqësi të mirë që nga koha kur luanin bashkë te Shkupi, ndërsa tashmë profesioni i tyre i trajnerit ka bërë që të drejtojnë skuadra të ndryshme.

Pas pjesës së parë pa gola në një teren shumë të vështirë për lojë, siç është ai në Gjorçe Petrov, Rabotniçki në pjesën e dytë arriti që të shënojë golin e vetëm me anë të Filip Duranskit, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e skuadrës nga Debar Maalo.

Në fund pavarësisht rezultatit, të dy trajnerët u ndanë të kënaqur me shpresë se kanë arritur të mbajnë ritmin e futbollistëve, të cilët javën që vjen i presin ndeshjet kampionale. Rabotniçki në kuadër të javës së 10-të do të jetë mysafir i Rrenovës në Tetovë, teksa Shkupi në Strumicë do të përballet me Akademia Pandev.

 

 

Leave a Reply