Zbulohet ‘arsyeja e vërtetë’ pse lojtarët e Fenerbahçes u larguan nga fusha në derbin ndaj Galatasaraj

“Arsyeja e vërtetë’, pse Fenerbahçe priti deri sa Galatasaraj të shënonte para se të largoheshin nga fusha në finalen e Superkupës së Turqisë është zbuluar.

Fenerbahçe ‘rrëmbeu’ ballinat e gazetave, kur të dielën në mbrëmje lojtarët e tyre u futën në fushë për vetëm një minutë në finalen e Superkupës ndaj rivalit tw madh, Galatasaraj.

Gjiganti turk futi në fushë lojtarët e grupmoshës U19 si pjesë e protestës, dhe kur Mauro Ikardi shënoi për 1:0 qw në minutën e parë, të rinjtë e Fenerbahçes u larguan nga fusha.

Kësisoji, Galatasaraji mori trofeun, para se të luajnë një ndeshje me lojtarët e tyre rezervistë për t’i dhuruar shikuesve diçka për të parë.

Disa raportime sugjeruan se të rinjtë e Fenerbahçes u larguan nga fusha si kundërpërgjigje e golit të Ikardit, por duket se paraprakisht plani ka qenë që ata të largoheshin nga fusha.

Sipas gazetarit turk Ahmet Ercanlar, mesfushori i Galatasarajit, Kerem Akturkoglu, i ka thënë këto fjalë lojtarit të Fenerbahçes, Emirhan Arkutcu: Kushdo që e nis ndeshjen duhet ta gjuajë topin drejt shikuesve dhe çfarë ndodhë pastaj le të ndodhë.

Kjo do të thotë se të rinjtë e Fenerbahçes nuk po prisnin që Galatasaraji ta nis topin përpara dhe të sulmojë nga minuta e parë, pasi menduan se kundërshtarët e tyre do të hedhnin topin jashtë fushës.

“Shpresoj që Emirhan të dalë dhe të tregojë për këtë incident. Të gjithë e shohin se në çfarë lufte jemi dhe kundër kujt po luftojmë”, kishte shkruar Ercanlar në platformën X (ish-Twitter).

Leave a Reply