Ylber Ramadani po zhvillon një sezon fantastik te skuadra e Leçes, duke qenë një ndër lojtarët më të spikatur.
Kur janë zhvilluar 7 ndeshjet e para, mesfushori nga Shtimja e Kosovës, konfirmohet sërish si lider, jo vetëm për ekipin e tij, por edhe në rang mesfushorësh në Seria A.
Të dhënat e publikuara nga “Lega Serie A”, tregojnë një statistikë tepër domethënëse, që e nxjerr Ramadanin si rikuperuesin më të mirë të kampionatit deri në këtë pikë të sezonit.
Me 60 topa të rikuperuar, Ramadani kryeson renditjen, duke lënë pas të gjithë yjet e mesfushës në Seria A si Lobotka dhe Anguissa me 49, gjegjësisht 45 topa të rikuperuar.