KF Bashkimi startoi përgatitjet, gjithçka nisi me matjet antropometrike

KF Bashkimi sot edhe zyrtarisht nisi përgatitjet për stinorin pranveror, ku kjo skuadër do të pretendojë të bëjë më të mirën në Ligën e Dytë dhe të jetë në mesin e dy skuadrave të para që do të sigurojnë një vend për në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Për shkak kushteve jo të mira klimatike, ekipi grumbullimin e parë e bëri në ambient të mbyllur, aty ku lojtarët iu nënshtruan matjeve antropometrike.

Të njëjtat zgjatën rreth 4 orë, ndërsa prej nesër ekipi do të filloj përgatitjet edhe në ambient të hapur, gjithnjë nëse kushtet klimatike u mundësojnë një gjë të tillë.

Kujtojmë, Bashkimi i Kumanovës, stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë e mbylli në pozitën e tretë me vetëm një pikë më pak se Bregallnica e vendit të dytë, ndërsa 6 më pak se skuadra kryesuese e Makedonija GJ.P. (infOSport.mk)

Leave a Reply