Seleksionuesi Milevski, mysafir special në miqësoren e FC Shkupit kundër Polonia Warszawa

Në ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, ekipi i Shkupit pësoi humbje 0:2 nga skuadra polake e Polonia Warszawa.

Takimin e sotëm të skuadrës shkupjane prej së afërmi si mysafir special, e ndoqi edhe seleksionuesi i përfaqësueses futbollistike të Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski.

Mbetet të shihet nëse ndonjëri nga futbollistët e FC Shkupit i ka rënë në sy Milevskit për ndeshjet e muajit mars.

Leave a Reply