Struga Trim Lum ndanë rrugët me trajnerin Ilço Gjorgjisoki

FC Struga dhe trajneri Ilço Gjorgjisoki kanë vendosur të ndajnë rrugët pas përfundimit të sezonit 2024/2025. Pas diskutimeve dhe reflektimeve të ndërsjella mbi drejtimin e ardhshëm të ekipit, të dyja palët u dakorduan se ky është momenti i duhur për një ndryshim.

Trajneri Gjorgjioski shprehu vullnetin e tij për të dhënë dorëheqje, duke marrë përgjegjësinë për paraqitjet e fundit të skuadrës strugane, që këtë vit dështoi të sigurojë një vend për në garat europiane.

Drejtuesit e Struga Trim Lum kanë respektuar këtë vendim të trajnerit të tyre, duke vlerësuar se është koha për një fillim dhe një cikël të ri të skuadrës së tyre.

“Me këtë rast falënderojmë Ilço Gjorgjioskin për profesionalizmin dhe punën e tij gjatë gjithë kohës së kaluar te FC Struga Trim Lum.  I urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e skuadrës strugane.

Leave a Reply