Hogan Ukpa sërish do të luaj në futbollin tonë vendor, këtë herë me fanellën e skuadrës së KF Arsimit. Skuadra nga Çegrani e prezantoi mbrëmë vonë nigerianin, i cili më parë kishte luajtur edhe me fanellën e Struga Trim Lum, me të cilën skuadër numëron edhe dy tituj kampion.
Infosport.mk, ishte mediumi i parë që njoftoi për këtë transferim të Hogan Ukpa, i cili gjatë karrierës së tij europiane, kishte luajtur edhe me letonezët e KF Liepaja.
Hogan Ukpa e njeh mirë kampionatin elitar në vendin tonë, aty ku ka treguar fantazi, vizion loje dhe energji të madhe në fushë, duke luajtur jo vetëm si mesfushor qendre, por edhe në role më të avancuara apo të mesfushës, duke treguar shumëanshmëri dhe cilësi të jashtëzakonshme.
Pikërisht këto vyrtyte që posedon, kanë shtyrë drejtuesit e Arsimit për të angazhuar dhë për ta rikthyer atë sërish në futbollin tonë vendor, aty ku tashmë do të prezantohet me fanellën “verdhezi”.
