Florent Hasani është prezantuar te klubi i tij i ri, Amedspor, që garon në Ligën e Parë të Turqisë, njofton “infOSport.mk”.
Futbollisti kosovar te kjo skuadër transferohet nga rradhët e Boluspor, që gjithashtu garonte në Ligën e parë turke.
Ai te Amedspor vjen për të ndihmuar këtë skuadër në arritjen e objektivit, inkuadrimin në Superligë.
Amedspor e mbylli vitin 2025 si kampion në Ligën e Parë me 39 pikë.
Hasani me Amedspor ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa te kjo skuadër do të luaj bashkë me sulmuesin senegalez, Mbaye Diagne.
Që të dy pritet të jenë forca kryesore e sulmit, duke pasur parasysh se janë njëherit edhe golashënuesit më të mirë të Ligës. Diagne ka 16 gola të shënuar, derisa Hasani 14.
Një dyshe e frikshme kjo për skuadrat kundërshtare në pjesën pranverore në Ligën e Parë turke. (infOSport.mk)
