Liria zyrtarizon sulmuesin nigerian, Solomon

Liria e Prizrenit ka bërë goditjen e parë në vitin 2026, duke siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian, Theophilus Solomon.

Ky i fundit u prezantua sot nga ana e drejtuesve të skuadrës prizrenase, që e shohin si përforcim të madh për repartin e sulmit.


LEXO GJITHASHTU:

Muhamed Useini u largua nga Llapi, por nuk i ndahet futbollit në Kosovë


Solomon e njeh mirë Ligën e Parë të Kosovës, pasi ishte pjesë e skuadrës së Vushtrrisë.

Ai stinorin vjeshtor e ka mbyllur si golashënuesi më i mirë i kësaj kategorie, me 11 gola të realizuar.

Për Solomon Liria do të jetë klubi i 5-të nga Kosova për të cilën do të luaj, pas Vushtrrisë, Ballkanit, Gjilanit dhe Dukagjinit.

29-vjeçari pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Krocia, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe në Serbi, Qipro, Hungari, Kuvajt dhe Shqipëri, me skuadrën e Partizanit të Tiranës. (infOSport.mk)

Leave a Reply