Mesfushori ofensiv nga Costa Rica, Fredy Alvarez, edhe zyrtarisht është pjesë e KF Tiranës! Pas firmosjes së kontratës dhe analizave mjekësore, ai është bashkuar menjëherë me ekipin nën udhëheqjen e trajnerit shkupjan, Ardian Nuhiu, përcjellë “infOSport.mk”.
Alvarez është një emër i njohur edhe për futbollin tonë vendor, teksa i njëjti vite më parë me shumë sukses mbronte ngjyrat e FC Shkupit.
30-vjeçari ishte pjesë e atij ekipi që në sezonin 2021/22 ishte shpallur kampion me skuadrën nga Çairi, ndërsa gjithashtu për dy vite me rradhë, 2022, 2023, ishte shpallur futbollisti më i mirë në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Alvarez te Tirana vjen nga kampionati kostarikan, më saktësisht nga skuadra e Liberia, ndërsa pas largimit nga FC Shkupi, i njëjti ishte transferuar në Tajlandë te skuadra e BG Pathum United.
Ai tashmë rikthehet sërish të luaj në Ballkan, duke veshur edhe njëherë tjetër ngjyrat “bardheblu”, mirëpo këtë herë të KF Tiranës, aty ku sërish është bashkuar me Omer Bunjakun.
Ky i fundit, që luan rolin e Drejtorit Sportiv te skuadra me më shumë trofe në Shqipëri, një gjë të tillë bënte edhe te FC Shkupi, kohën kur Alvarez ishte pjesë e skuadrës së njohur shkupjane. Pikërisht Bunjaku, ishte më i merituari për këtë transferim të Alvarez, por edhe të mbrojtësit tjetër nga Kosta Rika, Johan Enrique Cortes Alfaro, që u prezantua më herët gjatë ditës. (infOSport.mk)

