Risi në futbollin kosovar, të gjitha ndeshjet e Superligës do të luhen nën dritat e reflektorëve!

Federata e Futbollit të Kosovës është në fund të finalizimit të projektit dhe nga edicioni i ardhshëm pritet që të gjitha ndeshjet e Superligës dhe disa të Ligës së Parë të luhen nën dritat e reflektorëve.

FFK në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës do të investojë në të gjitha stadiumet e skuadrave të Superligës së në Gjilan, Klinë, Mitrovicë, Podujevë, Suharekë, Malishevë, Ferizaj, duke instaluar reflektorët, në mënyrë që ndeshjet të luhen edhe në mbrëmje që do të ishte shumë më atraktive për tifozët.

Kujtojmë, FFK tashmë u ka mundësuar të gjitha klubeve kosovare të kenë fushën ndihmëse, ku mund të zhvillojnë përgatitjet e tyre, ndërsa tash investimi i rradhës do të jetë edhe instalimi i reflektorëve, që do të ishte shumë e mirëseardhur për klubet dhe tifozët e futbollit.

Leave a Reply