Baftjari dhe Amati, dy talentët e rinj të FC Shkupit që premtojnë shumë

FC Shkupi Academy vazhdon të prodhojë talentë të rinj, që premtojnë shumë për të ardhmen, e që synim kryesor kanë majat e futbollit europian.

Ndër yjet e reja që po shkëlqejnë me këtë skuadër, janë edhe mesfushori Amir Baftjari (i lindur më 08.02.2012) dhe sulmuesi Faik Amati (i lindur më 26.01.2012).

Amir Baftjari – një mesfushor me vizion dhe teknikë të shkëlqyer, përfaqëson Maqedoninë e Veriut në U15. Edhe pse i lindur në vitin 2012, Amiri luan me gjeneratën 2011 të SFC hkupit, duke treguar pjekuri dhe aftësi të jashtëzakonshme. Me stilin e tij të lojës, ai është një nga shpresat më të mëdha të skuadrës shjpujane për të ardhmen.

Faik Amati – një sulmues i spikatur, i njohur për instiktin e tij vrastar para portës kundërshtare, është një nga lojtarët më premtues të akademisë. Me aftësitë e tij të jashtëzakonshme, Faiki shihet si një pretendent i ardhshëm për reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut dhe një element kyç për gjeneratën 2011.

Për kualitetin dhe pritshmëritë rreth kësaj dyshe, ka folur edhe Koordinatori i Shkollës dhe njëherit trajneri i gjeneratës 2011, Ferdi Ismaili. Ai ka shumë fjalë të mira për këtë dyshe, duke besuar se në një të ardhme të afërt që të dy do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm si në skuadrën e FC Shkupit, ashtu edhe te përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë së Veriut.

“Besoj shumë te kjo dyshe. Amiri dhe Faiki kanë potencialin e duhur për të shkëlqyer edhe në nivele evropiane. Janë shumë punëtorë, të përkushtuar dhe të disciplinuar. Nëse këtu shtojmë edhe talentin që posedojnë, atëherë para tyre mund të them se është një e ardhme e ndritur”  – u shpreh Ferdi Ismaili.

Këta dy super talentë tregojnë qartë edhe punën që po bëhet te FC Shkupi Academy, që po dëshmon se është një fabrikë e talenteve të reja, ku pasioni dhe puna e palodhshme janë pjesë e pandarë e tyre, me të vetmin qëllim për të krijuar yje të reja, që një ditë do të shkëlqejnë edhe në skenën evropiane. (infOSport.mk)

Leave a Reply