ZYRTARE, Maliqi bashkohet me FC Liria, “infosport.mk” ju sjellë edhe detajet e marrëveshjes!

Ish futbollisti i FC Shkupit dhe së fundmi Struga Trim Lum në futbollin tonë vendor, Edis Maliqi, është një futbollistë i ri i FC Lirisë së Prizrenit.

Ai gjatë ditës së sotme ka dalë edhe në stërvitje me skuadrën e Ligës së Parë të Kosovës, që synim kryesor në pranverë do të ketë inkuadrimin në Superligë.

Siç mëson ekskluzivisht “infOSport.mk”, Edis Maliqi me FC Lirinë ka firmosur kontratë për 6 muaj, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, gjithnjë nëse në fund arrijnë objektivin, inkuadrimin në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar.

Maliqi, kështu vazhdon të mbetet pjesë e futbollit kosovar, pasi për herë të fundit luante me FC Malishevën. Ai te FC Liria, do të luaj bashkë edhe me Muhamed Useinin, që gjithashtu gjatë kësaj merkatoje iu bashkua skuadrës prizrenase, që udhëhiqet nga trajneri, Liridon Leci.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, mbrojtësi i krahut të djathtë, Maliqi, ka luajtur gjithashtu edhe për Rabotniçkin dhe Makedonija Gj.P në futbollin tonë vendor, pastaj me Kukësin dhe FC Dinamo City në Shqipëri si dhe me NK Lokomotiva Zagreb në Kroaci. (infOSport.mk)

Leave a Reply