Struga Trim Lum ka vazhduar me huazimin e futbollistëve të saj nëpër skuadra tjera vendore. Kështu, pas huazimit të Kire Ristevskit, Jusuf Kabës dhe Vebi Islamit që nga starti i këtij sezonit, listës së huazimeve i është shtuar edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Hadis Tairi.
Ky i fundit 6 muajt e ardhshëm do të luaj me fanellën e Shkëndijës së Haraçinës, aty ku do të bashkohet me Jusuf Kaban.
Vebi Islami do të vazhdojë të luaj me Kozhuvin, me të cilën skuadër shkëlqeu gjatë stinorit vjeshtorë në Ligën e Dytë, ndërsa mbrojtësi Kire Ristevski është huazuar te Pelisteri.
Kujtojmë, gjatë stinorit vjeshtorë, Ristevski si pjesë e Struga Trim Lum, në formë huazimi luajti me fanellën e Makedonija GJ.P.
