Sulmuesi i Milanit, Santiago Gimenez është në qendër të kritikave pas formës së dobët që ka shfaqur me fanellën “kuqezi”.
Milan shpenzoi 30 milionë euro vitin e shkuar për kartonin e Gimenez, ndërsa këtë sezon meksikani ka realizuar vetëm 1 gol dhe 2 asistime me “Rossonerët”.
“Calciomercato”, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Gimenez mund të largohet nga San Siro gjatë këtij afati kalimtar.
I njëjti burim thotë se Gimenez ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit, pas dështimit për të afruar njërin prej dyshes Mateta, En Nesyri.
“Biankonerët’ janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe kanë kthyer vëmendjen kah Gimenez.
Juventus synon huazimin e Gimenez deri në fund të sezonit dhe mbetet ta shohim nëse te Milani janë të hapur për këtë operacion.
