FFM në mbrojtje të arbitrit Kerimi, por e vërteta qëndron ndryshe….!?

Pas skenave aspak të hijshme që ndodhën në ndeshjen e javës së 19-të midis Vardarit dhe Bashkimit, e ku në qendër të vëmendjes doli të jetë arbitri shqiptarë, Benjamin Kerimi, me një reagim shumë të shpejtë kanë dalë nga Federata e futbollit vendor, që në këtë mënyrë i kanë dalë në mbrojtje arbitrit shkupjan…!

Sipas tyre, arsyeja pse arbitri Kerimi kishte vendosur të ndëshkojë me të kuq mbrojtësin e KF Bashkimit, Rexhep Murati, ishte se ky i fundit kishte pështyrë atë, e që sipas drejtuesve të skuadrës kumanovare nuk është aspak e vërtetë.

Një gjë të tillë për “infosport.mk” e thotë edhe vetë futbollisti i involvuar në këtë situatë, Rexhep Murati.

“Ishte një duel thjesht që erdhi edhe pas atij presioni të lojës, ndërsa realisht nuk e di pse u ndëshkova me të kuq nga ana e arbitrit. Nuk është aspak e vërtetë se kam pështyrë arbitrin, ashtu siç thonë nga FFM. E them me plotë bindje se nuk kam pështyrë as arbitrin kryesor, e as ndonjërin prej lojtarëve– tha Rexhep Murati në një intervistë ekskluzive për “infOSport.mk”.

Vallë kush po mashtron në këtë rast. FFM përmes montazhit (shih foton më poshtë), apo Rexhep Murati. Kjo e fundit nuk mban peshë, duke pasur parasysh vyrtytet dhe personalitetin e këtij super djaloshi, që njëherit mbron edhe ngjyrat e përfaqësueses U21 të Maqedonisë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply