Dy ndeshjet e javës së 24-të në elitën e futbollit vendor, që ishin në program sot, janë mbylllur me fitore të skuadrave vendase, njofton “infOSport.mk”.
Në Strumicë, në stadiumin “Bllagoj Istatov”, në një ndeshje të luftuar deri në fund, AP Brera mundi KF Arsimin me shifrat 2:1, derisa Sileksi në Kratovë nuk hasi në shumë probleme përballë FC Shkupit, duke shënuar një fitore të lehtë 6:0.
Ndryshe, ndeshja në Strumicë nisi mbarë për KF Arsimin, skuadër kjo që avansoi vetëm pas 3 minutave lojë me golin e spanjollit, Markel Goni.
Vendasit u kundërpërgjigjën me anë të Filip Mihailov, kur ky i fundit doli të jetë i saktë nga pika e bardhë në minutën e 10-të.
Me këto dy gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë, ishin vendasit ata që shënuan golin e vetëm dhe të fitores përballë skuadrës nga Çegrani.
Autorë i golit ishte kroati Leonardo Petroviç në minutën e 79-të, kur me të majtën e tij vrastare, vendosi topin pas shpinës së portierit Siljanovski.
Me këtë fitore, AP Brera arrinë në kuotën e 31 pikëve, duke u renditur në pozitën e 7-të, derisa KF Arsimi me dy pikë më pak renditet në pozitën e 8-të. (infOSport.mk)
