Ndodhi edhe kjo! Talenti shqiptar Myrtaj braktis kombëtaren shqiptare për atë hungareze!

Referuar informacioneve që vijnë nga mediat sportive online, talenti shqiptarë Leon Myrtaj është 18-vjeçari që ka “ndryshuar kombësi”, duke vendosur të përfaqësojë Hungarinë, duke qenë se ka prindër hungarezo-shqiptarë, raporton faqja ËonderkidsHungary.

Më parë luante për Shqipërinë e moshave, por u largua për shkak se nuk ishte i kënaqur me trajtimin.

Lajmi për “ndryshimin e kombësisë” nga ana e sulmuesit të Totenhem U-19, nuk është pritur aspak mirë nga një tjetër talent shqiptar, ndryshe bashkëlojtar me Myrtajn te skuadra e njohur angleze.

Armend Muslika,  17-vjeçari i Totenhemin U-19 i është drejtuar Myrtajt me një fjali të shkurtër: “I zhgënjyer”.

Myrtaj dhe Muslika bashkë janë ndër talentet e akademisë së Totenhemit. Muslika luajti në muajin mars si kapiten i ekipit U-17 të Shqipërisë, për të cilën skuadër në anën tjetër Myrtaj numëronte 7 paraqitje dhe 1 gol të shënuar.

Golin e vetëm me fanellën “kuqezi”, Myrtaj e kishte shënuar 25 marsin e vitit të kaluar, kur njëherit kishte zhvilluar edhe ndeshjen e fundit si titullar. Pas këtij takimi, në tre ndeshjet tjera të muajit maj me Kombëtaren U17 të Shqipërisë, i njëjti në lojë inkuadrohej nga bankina, duke zhvilluar gjithsej 41 minuta, gjë kjo që si duket ka revoltuar këtë talent 18-vjeçar, që tashmë do të provoj veten me kombëtaren e shpresave të Hungarisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply